E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mbahet Kuvendi i Peste Zgjedhor i PDK-se

PRISHTINE-Partia Demokratike e Kosoves mban sot kongresin e peste zgjedhor ne te cilin do zgjidhet kryetari i ri i partise keshilli drejtues dhe do te miratohet statuti dhe nje deklarate politike.
Deri me tani nuk dihet saktesisht nese Hashim Thaci do te kete kunderkandidat per kryetar te partise.
I takon Kongresit dhe delegateve qe nese ka kandidate te tjere te kandidohen dhe propozohen ne perputhje me statutin e PDK-se i cili parashikon qe duhet te kete 30 nenshkrime per ndonje kandidat te ri tha sekretari per marredhenie me publikun i PDK-se Enver Hoxhaj njeheresh minister i arsimit.
Ne konferencen e djeshme per mediat Hoxhaj i hodhi poshte kritikat se Kongresi i partise eshte nje farse duke thene se PDK para pese muajve ka marre vendim qe te mbahet ky kongres i rregullt.
Qe nga themelimi i PDK-se me 1999 Hashim Thaci ka qene kryetar i saj. PDK-ja ka bashkeqeverisur nga viti 2001 deri ne vitin 2004 me kryeminister te saj Bajram Rexhepin dhe me 2 ministra. Prej perfundimit te ketij mandati e deri ne fund te 2007-s ka qendruar ne opozite kur kjo parti konfirmohet si forca e pare politike ne vend.
Ne fillim te 2008-s Thaci eshte vene ne krye te Qeverise. E drejton akoma ekzekutivin por nuk e ka shumicen ne Kuvend meqe partneri i koalicionit LDK-ja ka terhequr njerezit e saj nga Qeveria. Tash nje mocion mosbesimi per Qeverine e tij pritet te ngrihet ne Kuvend me cka imponohen zgjedhjet e parakohshme.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›