Sot ne Exclusive, Kina 60 vjet me pas

Nder vendet e para qe e njohen menjehere shtetin e ri kinez ishte edhe Shqiperia. Nje grup gazetaresh nga vendet e Europes lindore qe atehere lidhen marredhenie me shtetin e ri, u ftuan nga Ministria e Jashtme Kineze per te udhetuar ne Kinen e re te ekzisences.
Ndalesa e pare ishte Pekini per te zbuluar cfare kishte mbetur nga lidhjet e vjetra qe ishin vendosur 60 vjet me pare me shtetin me te madh ne bote. Por itinerari Pekin-Cinghai-Shangai nuk ilustroi vetem ate qe sot e mburrin sot ne Kine si sukses te partise se vetme qe qeveris vendin prej 60 vjetesh: ekonomine e madhe kineze.
Pas luksit dhe shkelqimit qendron Kina tjeter qe ende sforcohet dhe jeta e minoriteteve etnike, ne nje prej provincave me te skajshme te vendit. Nje kronike me te zgjeruar per kete pervjetor do keni mundesi ta ndiqni sot ne mbremje ne emisionin “Exclusive “ ne Top Channel.