E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sot në fushë Milan dhe Bayern, Celtic sfidon gjermanët, kuqezinjtë me formacion ofensiv ndaj Feyenoord

Mbrëmja e dytë e dueleve të para të Play Off në Champions, sheh të impenjuara dy skuadra të mëdha të historisë në futbollin kontinental Bayern dhe Milan.

Në duelin që transmetohet në Vizion Plus në orën 21:00, klubi legjendar gjerman udhëton në Skoci për të luajtur kundër Selltik.

Diferencat në letër mes dy skuadrave në organikë janë të mëdha ndaj edhe Bayerni e sheh vetën favorit, mirëpo Selltik dëshiron të luajë të gjitha kartat e veta për të tentuar mrekullinë, sidomos sonte kur ka si armë të fortë edhe tifozët.

Bayerni pati shumë paqëndrueshmëri në fazën e ligës në Champions e do përpiqet sonte të reflektojë momentin e artë në kampionat aty ku po dominon mbi kundërshtarët.

Gjermanët kanë fituar të treja ndeshjet në të kaluarën kundër skuadrës së njohur skoceze. Tek gjermanët problem kanë vetëm Davis dhe Palhinja.

Një tjetër ndeshje mjaft interesante e mbrëmjes është edhe ajo që luhet në Holandë mes Fejenord dhe Milan.

Skuadra e Roterdamit sapo ka shkarkuar trajnerin, danezin Priske duke emëruar teknikun e ri Paskal Boshçart.

Dy klubet negociuan gjatë janarit transferimin e sulmuesit kryesor të Fejenord Santiago Himenez i cili nga protagonist i madh me holandezët në Champions, sot do kërkojë t’i bëjë keq ish-ekipit të vet si lojtar i Milanit.

Kuqezinjtë e kanë objektiv shumë të rëndësishëm kualifikimin në fazën tjetër për anën sportive dhe atë ekonomike.

Mungesat e Musah, Bondo dhe Loftus Cik, do ta detyrojë trajnerin Konseisao të luajë me në formacione ultra ofensivë me Himenez, Leao, Pulisic dhe Zhoa Feliks në fushë dhe Rejnders e Fofana si digë para mbrojtjes.

Në duelet e tjera Atalanta e Berat Gjimshitit luan në Belgjikë kundër Club Bryzhe ndërsa Monaco përballë në një duel të ekuilibruar ndaj Benficës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›