E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha dha një pritje kokteil për përfaqësues të mediave, gazetarë dhe analistë, me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellÃ

Sot në mbrëmje, Kryeministri Berisha dha një pritje kokteil për përfaqësues të mediave, gazetarë dhe analistë, me rastin e festave të fundvitit.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e thellë për rolin shumë të rëndësishëm të gazetarëve në misionin e tyre për të informuar me profesionalizëm dhe transparencë publikun. Kryeministri u uroi gjithë gazetarëve një vit të ri të mbarë, ndërsa nënvizoi se gjatë këtij viti që po mbyllet, mediat e ushtruan veprimtarinë e tyre më të pavarura se ndonjëherë tjetër.

Në përshëndetjen e tij, Kryeministri u shpreh: "Ky është një rast për t'ju përshëndetur shumë përzemërsisht dhe për t'ju falënderuar me shumë mirënjohje për misionin e rëndësishëm që përmbushni. Dua t'ju uroj juve këtu, të uroj të gjithë punonjësit e shtypit dhe të informacionit, gazetarët, editorialistët, drejtuesit e mediave, faqosësit, opinionistët, kameramanët. Që të gjithë, me punë tuaj të pazëvendësueshme, ju ia dilni të bëni transparente, të informoni dhe në këtë mënyrë të rrisni përgjegjësinë qytetare në tërësi në shoqërinë shqiptare.

Një urim shumë të përzemërt dua t'ju dërgoj familjeve tuaja, të shpreh urimin tim për një vit të ri më të mbarë, të theksoj se këtë vit, ndonëse jo pa probleme, mediat shqiptare kanë qenë më të lira se kurrë. Është një vit në të cilin administrata nuk ka rregjistruar asnjë proces penal apo civil ndaj tyre. Është një vit në të cilin "state capter" dhe "press capter" kanë njohur pothuajse likujdimin e tyre, është një vit në të cilin mediat e ushtruan veprimtarinë e tyre më të pavarura se sa ndonjëherë tjetër.

Jam i bindur se vitin që vjen, bashkërisht, do të përjetojmë një vit më të mbarë, më të mirë, mediat do të ndihen më të lira dhe më e lirë do të ndihet e gjithë shoqëria. Ky duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët.

Edhe njëherë gëzuar dhe urimet më të përzemërta!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›