Sot protesta e opozitës për hapjen e kutive

Opozita do nisë sot protestën maratonë ku do kërkohet sërish hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjve. Socialistët dhe aleatët , do të mblidhet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Në orën 18.00 në sheshin "Skënderbej",do të grumbullohen të ardhurit nga e gjithë Shqipëria. Më pas marshimi do të vijojë drejt shëtitores kryesore të Tiranës, përpara Kryeministrisë, aty ku do të nisin fjalimet politike.
Protestuesit do të kalojnë natën në shesh, ashtu si në 20 nëntor, për të rifilluar sërish paraditen e 1 majit. Dita e shtunë, parashikohet të jetë disi një ditë e vështirë, për faktin se shumë pranë protestuesve të PS-së, në sheshin "Nënë Tereza", do të festojnë në mesditë me një koncert, mbështetësit e qeverisë.