E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot prova per verifikimin e kartave ne Tirane

Sot pritet të realizohet verifikimi elektronik për kartat e identitetit. Kjo është kërkuar me ngulm nga socialistët të cilët i tremben falsifikimit të letërnjoftimeve të zgjedhësve.

Si rregull, çdo qendër votimi duhet të jetë e pajisur me pajisjen e leximit elektronik të dokumentit të identifikimit. Pas mbylljes së votimit pajisja transmeton vetëm numrin e plotë të dokumenteve të lexuara në qendrën e votimit. Hedhja e të dhënave në sistem hidhet nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së. Procedurat e kriteret për hedhjen e të dhënave në sistemin qendror përcaktohen në aktin normativ të KQZ-së. Nëse pajisja nuk funksionon votimi zhvillohet pa ndërprerje duke shënuar në listën e zgjedhësve të qendrës së votimit numrin e dokumentit të identifikimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›