Sot seancë parlamentare në Kosovë, diskutohen ndryshimet në buxhet dhe ligje për energjinë

PRISHTINË, 25 prill/ATSH/ Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, e cila do të nisë në orën 12:00.
Sipas njoftimit, në rend dite janë paraparë disa projektligje me rëndësi, të cilat do të shqyrtohen në lexim të parë. Fillimisht, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Më pas, në shqyrtim do të jetë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Po ashtu, në rend dite janë edhe Projektligji për Energjinë Elektrike dhe Projektligji për Energjinë, që synojnë rregullimin dhe avancimin e sektorit energjetik në vend.
Në këtë seancë, deputetët do të shqyrtojnë edhe një mocion për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet e parapara në Rregulloren e Kuvendit.
/KosovaPress/