E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot vendosin për zgjedhjet dhe shqyrton situatën në Kosovë!

 Në Zveçan, sot, këshilltarët e të ashtuquajturit “kuvend i përkohshëm i krahinës autonome të Kosovë e Metohisë” do të marrin qëndrim të përbashkët lidhur me daljen e serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në mbledhjen që është paraparë të fillojë në mesditë do të shqyrtohet e miratohet propozimstatuti i përkohshëm i “krahinës autonome të Kosovë e Metohisë dhe do t’i dërgohet propozimvendimi Kuvendit të Serbisë që të japë pëlqimin për propozimstatusin e përkohshëm, njofton B92.

Në “kuvend” do të shqyrtohen e edhe situata politike e sigurisë dhe problemet aktuale në Kosovë e do të miratohet deklarata e kuvendit.

Kryetari i këtij “kuvendi”Slavpo Stevanoviq ka deklaruar se do të bëhet ashtu si vendos shumica,

“Kuvendi” është themeluar nga katër komuna të veriut të Kosovës në fillim të korrikut në Zveçan./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›