Sot votohet qeveria e re në Shkup, kabineti i drejtuar nga Hristijan Mickoski do të ketë 24 ministri

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mban sot seancën për votimin e qeverisë së re.
Kabineti do të ketë 24 ministri, ndërsa pjesë e tij përveç VMRO-DPMNE-së, do të jetë koalicioni “VLEN” i katër partive shqiptare si dhe partia “ZNAM”.
Koalicioni qeverisës ka një shumicë parlamentare prej 78 deputetësh nga 120 vende që ka gjithsej parlamenti i Maqedonisë së Veriut.
Me votimin e qeverisë së re Hristijan Mickoski do jetë kryeministri i 13-të i Maqedonisë së Veriut dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia./vizionplus.tv