E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zgjedhjet paraprake ne Uashington Meriland dhe Uiskonsin

Ish-guvernatori i Masacusetsit Mit Romney pritet te siguroje sonte nje fitore tjeter ne perpjekjet per te marre emerimin e republikaneve si perfaqesues i tyre ne zgjedhjet presidenciale.
Sot po zhvillohen zgjedhjet paraprake ne Uashington Meriland dhe Uiskonsin. Pritet qe zoti Romney te rrise epersine e tij ne gare duke forcuar pozitat pas nje numer mbeshtetjes te rendesishme nga figura te larta republikane.
Rivali kryesor i zotit Romney ish-Senatori Rick Santorum vazhdon me kembengulje garen duke theksuar se Mitt Romney ende nuk ka siguruar numrin minimal te delegateve per te marre emerimin e partise. Zoti Santorum po pergatitet per garen ne shtetin e tij Pensilvani dhe ne nje numer shtetesh konservatore ku ai shpreson te korre fitore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›