Sot zgjedhjet paraprake te Partise Republikane ne Alabama dhe Missisipi

Votuesit ne shtetet jugore amerikane Alabama dhe Missisipi jane duke votuar sot ne zgjedhjet paraprake te Partise Republikane.
Anketat tregojne se ka konkurence te forte midis kandidateve Mitt Romney Rick Santorum dhe Newt Gingrich si ne Alabama ashtu edhe ne Misisipi.
Nje fitore ne cilindo prej ketyre shteteve do te ishte e rendesishme per Mit Romnin. Ish Guvernatori i Masacusetsit ne krahasim me rivalet e tij ka siguruar nje numer te madh delegatesh rreth 40 per qind te 1 mije e 144 delegateve te nevojshem per te siguruar emerimin e Partise Republikane por ai nuk ka arritur te fitoje mbeshtetjen e punetoreve dhe votuesve fetare konservatore te cilet preferojne rivalin e tij kryesor Rick Santorum.
Rivalet e zotit Romni zhvilluan dje fushate te shtetet me prirje konservatore. Ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich po tenton te rikthehet ne gare pas fitimit javen e shkuar te zgjedhjeve ne shtetin e Xhorxhas.