E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zgjidhet Papa i ri, kardinalëtvotojnë sipas ritualit

VATIKAN - Sot, Konklava do të mblidhet për të zgjedhur pasardhësin e Papa Benediktit të VXI-të. Në orën 10:30, kardinalët nga e gjithë bota do të marrin pjesë tek mesha që do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas në orën 16:30, pasi të shqiptohet formula tradicionale “Extra omnes” – “Jashtë të gjithë”, që shënon mbylljen e Kapelës Sistine, të 115 kardinalët do të fillojnë votimin e parë për zgjedhjen e papës.
 
Siç ka shpjeguar zëdhënsi i Vatikanit, At Federico Lombardi, në një takim të fshehtë, kardinalët do të votojnë dy herë në ditë, në orën 12:00 të drekës dhe në darkë në orën 19:00, deri sa do të zgjidhet Papa i ri.

Sipas traditës, fletevotimet digjen pas çdo votimi: nëse tymi nga oxhaku është i zi, kjo do të thotë se Papa nuk është zgjedhur, por nëse tymi nga oxhaku është i bardhë, kjo është shenjë se Papa i ri është zgjedhur. Gjithashtu, me zgjedhjen e Papës do të bien menjëherë këmbanat.

Redaksia online
(l.ç/ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›