Sotomajor ne krye te gjykates federale
Senati Amerikan ka miratuar kandidaturen e Sonja Sotomajor si kreun e ri te gjykates federale. 55 vjecarja me origjine nga Porto Riko, mori 68 vota pro dhe 31 kunder, midis votave pro ishin dhe shume ligjvenes republikane. Megjithate emerimi i saj nga presidenti Barak Obama , solli debate te forta ne senat. Republikanet thane se gjykatesja veterane do t’i marre vendimet sipas bindjeve te saj personale. Por demokratet e pershkruan ate si nje gjykatese te moderuar me eksperience. Gjykatesja Sotomajor do te jete gruaja e trete qe sherben ne gjykaten me te larte te Shteteve te Bashkuara. Ajo gjithashtu eshte latinja e pare qe emerohet ne postin shume te rendesishem , me mandat te perhershem.