Soulé-Pellegrini, Roma “pushton” Ibrox

Roma mposhti Rangers 2-0 në Glasgow në ndeshjen e xhiros së 4-të të Europa League, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, duke rinisur serinë e tyre evropiane pas dy humbjeve radhazi dhe duke u rikthyer në zonën e playoff-it. Verdhekuqve iu desh vetëm një pjesë e vetme për të “pushtuar” Ibrox dhe për të siguruar fitoren: Soulé zhbllokoi sfidën pas ekzekutimit të një goditje këndi në minutën e 13-të, dhe Pellegrini vulosi fitoren me një gjuajtje të saktë me të djathtën në minutën e 36-të.
Të besuarit e Gasperinit patën pak vështirësi në pjesën e dytë, por Svilar nuk ishte kurrë në ndonjë rrezik të vërtetë, dhe tri pikët u siguruan në fund. Pas tre javësh, ndeshja e vështirë kundër liderëve të ligës, Midtjylland në Olimpico do të jetë një shans për t’u ngjitur më tej në tabelë.