Spahija ekspozon ‘Te Qafa’

Më 17 tetor (të mërkurën), në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në Kompleksin Qafa, në Prishtinë, me fillim nga ora 19, hapet ekspozita e artistit kosovar, Xhevdet Spahija.
Spahija prezantohet me veprat e tij të fundit, ndërkaq temat e trajtuara ndërlidhen me antiken greke, Freudin, aktualitetin, epshin, etj. Pikturat i përkasin frymës surrealiste, ku dominojnë ngjyrat e ndezura, si e verdha, e kuqja, e katra, etj.
“E veçanta e punimeve të krijuesit Spahija është figuracioni dhe hapësira, disi të unifikuara, që janë joshëse në mes tragjikes dhe dramës, frymës dhe lëvizjes, shkërmoqjes në nivelin e lartë të surrealizmit”, thuhet, mes tjerash, në parathënien e katalogut të kësaj ekspozite, të shkruar nga kritiku i artit, Ilir Muharremi, i cili do të mbajë një fjalë rasti në hapje të ekspozitës.