E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Aleanca Kuq e Zivjen si nje ere ndryshimesh

I ftuar ne emisionin Top Story ne televizionin Top Channel ish-nenkrytari i KLD dhe drejtuesi aktual i Aleances Kuq e Zi tha se shnderrimi i Aleances Kuq e Zi ne force politike ka ardhur ne kohen e duhur.

E kisha deklaruar se ne momentin kur Aleanca Kuq e Zi do te kthehej ne parti politike une do te largohesha nga detyra. Perpara vizites ne Uashington une dhashe doreheqjen nga nenkryetar i KLD u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut Aleanca Kuq e Zi do sjell nje fryme te re ndryshimesh ne vend ne nje kohe kur dy partite me te medha ne vend jane pjelle e komunizmit.

Aleanca Kuq e Zi vjen si nje ere ndryshimesh qe kerkon te pastroje kete skene te politikes nga uji i ndotur qe fatkeqesisht e ka emrin pluralizem por eshte nje pluralizem fiktiv. Kemi lidership te trasheguar nga komunizmi kemi disa pjella nga Ramiz Alia qe kane marre rol te majte dhe te djathte duke elimininuar gjithe kundershtaret e tjere politike u shpreh Saphiu.

Spahiu foli edhe per sugjerimin e Berishes i cili kerkoi qe te jepet nenshtetesia shqiptare per ata biznesmen qe investojne 100 mije euro ne vendin tone.

Nuk mundet pasaporta dhe shtetesia te shiten. Nuk mund te bejme krahasime me vendet e tjera si ai Amerikan qe jep Green Card per biznesmenet qe jane rezident ne SHBA dhe sidoqofte eshte gjithmone nje leje qendrimi dhe jo nenshtetesi tha Spahiu.

Spahiu ka theksuar gjithashtu se kerkesa per doreheqjen e tij si nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise nuk eshte e para nga qeveria Berisha. Ne muajin e trete te mandatit tim pasi shkarkova tre gjyqtare qe i kishin dhene pafajesine Mihal Delijorgjit u kerkua shkarkimi im dhe KLD-ja dha pergjigjen kesaj kerkese.

Ndersa per sa i perket lidhjes se perfolur gjate te presidentit Topi dhe Aleances Kuq e Zi Spahiu tha se jane te gjitha shpifje dhe ata qe i kane perhapur keto informacione te rreme duhet te perndiqen penalisht. Sipas Spahiut presidenti Topi nuk ka asnje lidhje me AK. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›