E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Berisha te jape doreheqjen

Aleanca Kuqezi mbledh Asamblenë e Tiranës në prag të protestës së 7 prillit. Kreu i kësaj force, duke folur përpara anëtarëve kërkoi nga Kryeministri Sali Berisha që të japë dorëheqjen, duke i vënë madje edhe afatin e brenda 48 orëve.

"Në zgjedhjet e 23 qershorit do të shkojmë pa Berishën dhe me Qeveri teknike. Shtetasin Berisha do t'ia dorëzojmë drejtësisë si të pandehur", tha Spahiu.

Sipas tij, në protestën e 7 prillit do të jenë edhe familjarët e viktimave të 21 janarit, të Gërdecit dhe të marsit të vitit 1997. Spahiu shtoi se regjimi berishian përmbyset me doktrinën e 7 prillit dhe jo me marrëveshjen e 1 prillit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›