Spahiu Do te pergatitemi per pranveren shqiptare

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Aleancës Kuqezi, kryetari i saj
Kreshnik Spahiu deklaroi se në Shqipëri po rrënohet pluralizmi, pasi
asnjë parti nuk e ka të limituar postin e kreut.
"E vetmja mënyrë për të mbrojtur pluralizmin është kufizimi i mandateve politike", tha Spahiu, i cili theksoi se në të gjithë botën liderët ndërrohen, kurse në Shqipëri, qytetarët qëndrojnë ende me Kryeministrin Berisha, që për Spahiun është një plak i cmendur.
Në fjalën e tij Spahiu bëri me dije se prej kësaj të premteje hapet propaganda zgjedhore për të përgatitur njerëzit për atë që ai e quajti 'pranverën shqiptare' që do te këtë dy misione: largimin e Berishës nga pushteti dhe vendosjen e standardeve të reja në shoqëri.
"Ne do t'u kthejmë dinjitetin demokratëve dhe socialistëve", tha Spahiu.