E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Hetimi ndaj meje amanet i Athines

Ish-nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka reaguar të martën pas raportit të komisionit hetimor që sugjeronte ndjekje penale ndaj tij.

Përmes një deklarate për shtyp, Spahiu ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë greke si arkitekte të raportit të këtij komisioni.

“Komisioni hetimor ndaj meje është një amanet i Athinës”, ka deklaruar Spahiu, i cili u ka bërë apel deputetëve të Kuvendit që të kërkojnë interpelancë me kryeministrin Berisha.

“Të zbardhet takimi mes Berishës dhe kreut të Demokracisë së Re, Andonis Samaras. Të zbardhet çfarë i kërkoi Samaras Berishës dhe çfarë pazaresh u bënë mes tyre, cilat kanë qenë premtimet dhe çarë këmbeu Berisha për kufirin detar. Cila është lidhja e mafias serbe me kompanitë e kërkimit të naftës në jug”, ka thënë Spahiu.

Duke theksuar se, Berisha është peng i së sotmes dhe së ardhmes, ish-nënkryetari i KLD-së ka shtuar se, “do ta përmbysim lidershipin “krokodil” në detin e votave kuqezi”.

Javën e kaluar, nga qyteti i Durrësit, drejtuesi Aleancës Kuqezi shpërtheu me akuza të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, duke thënë se ky është dimri i fundit i tij dhe se Partia Demokratike së shpejti do të jetë në minorancë.

Ndërsa komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e tij arriti në përfundimin se zoti Spahiu duhet të ndiqet penalisht për shkeljet e supozuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›