E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu takon të dërguarin e posaçëm të SHBA, Zampolli: Thellojmë bashkëpunimin në fusha me rëndësi strategjike

TIRANË, 7 shtator/ATSH/ Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, njëkohësisht e propozuar për ministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, zhvilloi sot një takim me ambasadorin Paolo Zampolli, të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump dhe përfaqësuesin special të qeverisë amerikane për Partneritetet Globale.

Gjatë bisedës u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rëndësinë e aleancës sonë strategjike dhe mundësitë e shumta për partneritete konkrete në sektorë të ndryshëm, në shërbim të zhvillimit të vendit dhe qytetarëve.

Spahiu theksoi se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi vlera dhe interesa të përbashkëta, ndërsa bashkëpunimi ynë vijon të thellohet në fusha me rëndësi strategjike.

“Në këtë kontekst, mikpritja e Shqipërisë për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm është një tjetër dëshmi e rolit në rritje të vendit tonë si partner i denjë i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe i angazhimit tonë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, u shpreh ajo.

1 nga 4

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›