E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu:Të profilizohen gjyqtarët

Kreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë vlerësoi se problemi kryesor i gjyqësorit aktualisht është infrastrukura e dobët. "Kemi një gjyqësor që punon në kushte mjerane, dhe nga ana tjetër kemi një legjislacion evropian,",theksoi Spahiu. Sipas nënkryetarit të KLD-së, gjyqësori shqiptar ka nevojë për mbështetje buxhetore dhe ngritje profesionale nëpërmjet proflilizmit". Spahiu nënvizoi se politika nuk mund të ushtrojë presion të lartë mbi gjyqësorin. Sipas tij, KLD ka miratuar një sërë aktesh nënligjore që synojnë eleminimin e problemeve në hedhjen e shorteve, sepse ky short ishte bërë bazë për afera korruptive."Në sajë të disa rregullave, përfshirë edhe sistemin komjuterik tashmë bëhet ndarje e barabartë në ndarjen e shqyrtimit të dosjeve", tha ai. Në takimin që KLD zhvilloi me krerët e gjykatave në rrethe, sipas Spahiut u diskutua për respektimin e parimit të gjykimit me dyer të hapura, sepse shpesh në seanca të rëndësishme gjykimet bëhen me dyer të mbyllura. "Po ashtu u diskutua edhe sistemi i karierrës për gjyqtarët, që ajo të jetë jashtë klientelizmit në mënyrë që mund të bëhen me zgjedhje të pabarabartë", shtoi ai. Në takimin me gjyqtarët në rrethe , sipas nënkryetarit të KLD-së, u vlerësua se është e rëndësishme të sintetizohen deduksionet tona juridike", theksoi Spahiu. Lidhur me prezencën e ambasadorit John Withers në takimin e KLD-së me krerët e gjykatave në rrethe, Spahiu theksoi se në gjirin e KLD-së prezenca e tij është mëse e domosdoshme sepse qeveria e SHBA-së po shpenzon më shumë 4 milionë dollarë në projektin e gjykatave në Shqipëri. "Është krejt normale që numri një i qeverisë së këtij vendi të jetë në dijeni se në cilën fazë janë gjykatat, çfarë është realizuar me këto para", theksoi ai. Spahiu deklaroi se tashmë në gjykata po realizohen një sërë trajnimesh për administratën dhe gjyqtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›