Spanja 27 mld euro shkurtim te shpenzimeve

Spanja do të shkurtojë me 27 miliardë euro shpenzimet e parashikuara në buxhetin e shtetit këtë vit, si pjesë e një prej masave më të forta anti-krizë në histori.
Masat do të përfshijnë një ngrirje të rrogave të punëtorëve të sektorit publik dhe reduktimin e buxheteve të departamenteve të ndryshme me 16.9 për qind.
Qeveria deklaron se kjo masë do të rrisë me 12.3 miliardë euro buxhetin këtë vit, me ndihmën e një rritjeje të taksave për kompanitë e mëdha.
Zëvendëskryeministrja Soraya Saenz de Stantamaria deklaroi se vendi ndodhet në një situatë ekstreme dhe se prioriteti numër një i qeverisë është Ky është një moment që kërkon përpjekje serioze për të reduktuar shpenzimet, por edhe reforma të strukturuara për të sjellë rritjen e ekonomisë
Soraya Saenz de Stantamaria
Zëvendëskryeministre e Spanjës të shkurtojë shpenzimet publike.
“Ky është një moment që kërkon përpjekje serioze për të reduktuar shpenzimet, por edhe reforma të strukturuara për të sjellë rritjen e ekonomisë dhe për të krijuar vende të reja pune”, deklaroi Santamaria.
Por ekonomistët kanë ngritur dyshime nëse shkurtimet do të jenë të mjaftueshme për të kënaqur partnerët evropianë të vendit.
Muajin e kaluar kryeministri Mariano Rajoy ra dakord me Komisionin Evropian për të reduktuar defiçitin e Spanjës nga 8.5 në 5.3 për qind të GDP-së gjatë vitit 2012.
Javier Diaz Gimenez, profesor i ekonomisë në Shkollën e Biznesit të Madridit, deklaroi se ky buxhet nuk duket shumë i besueshëm.
“Ata nuk do të arrijnë kurrë ta ulin defiçitin në 5.3 për qind, siç kanë rënë dakord me Brukselin, sepse shkurtimet janë të pamjaftueshme duke parë parashikimet ekonomike”, tha Gimenez për BBC. Kriza Financiare
Eurozona, 800 mld euro anti-krizë
WSJ: Monti si Thatcher
“Fondi shpëtimit i euros duhet të dyfishohet”