E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Pranojm vendimin e GJND-s

Madridi zyrtar ka reaguar ndaj vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës duke deklaruar se respekton mendimin e kësaj gjykate.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme spanjolle ka deklaruar se qeveria mbështet edhe deklaratën e shefes së diplomacisë së BE, Catherine Ashton, se vendimi hap një epokë të re dhe se tani vemendja duhet kthyer tek e ardhmja.

Por, e pyetur nga gazetarët nëse Spanja do të ndryshojë qëndrim për pavarësinë e Kosovës, zëdhënësja e diplomacisë spanjolle ka refuzuar të bëjë komente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›