E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja i shtrin doren BE-se

Spanja kërkon ndihmë financiare nga vendet e Eurozonës. Në një konferencë për shtyp në Madrid, Ministri spanjoll i Ekonomisë Luis De Guindos deklaroi se shuma që do të merret hua, është e mjaftueshme për të shpëtuar dhe rikthyer besimin e qytetarëve tek sistemi bankar.

Ministri De Guindos nuk specifikoi shumën që do të merrej hua, por ajo u bë publike nga një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Financës së Eurozonës.

“Eurogrupi u informua se autoritetet spanjolle pritet të dorëzojnë formalisht kërkesën e tyre për ndihmë financiare. Ne shprehim angazhimin tonë për t’iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Eurogrupit.

Shuma që do t’i huazohet Spanjës shkon deri në 100 miliard euro, shumë që konsiderohet e mjaftueshme nga qeveria e Madridit për të shpëtuar dhe rikapitalizuar sistemin bankar spanjoll. Nga ana tjetër në këmbim të ndihmës, Spanjës do t'i kërkohet të reformojë sistemin e saj bankar. Kriza Financiare
”Shtrirja e dorës”, Spanja përkrahet ndërkombëtarisht
Hijet e zeza të Spanjës
Euro2012, “fitorja e Francës, shpëton Euron”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›