Spanja përgatitet për festa, tregjet tradicionale sezonale sjellin atmosferën e Krishtlindjes

Në zemër të lagjes gotike të Barcelonës është tregu më i vjetër i Krishtlindjeve në Spanjë, Panairi Santa Luçia.
Ky treg tradicional daton në vitin 1786. Më shumë se 200 tezga janë ngritur pranë katedrales, ku shiten të gjitha llojet e dekoreve të Krishtlindjes, objekte artizanale dhe figurën tipike katalanase të Skenës së Lindjes së Krishtit.
Kryeqyteti spanjoll, Madridi, ka shumë tregje Krishtlindjesh në sheshet e tij, një prej të cilëve është ai në Sheshin e Spanjës, me dekorime, por edhe tezga me produkte ushqimore ku vizitorët mund të gjejnë gatime tradicionale apo çokollata të ngrohtë për të përballuar temperaturat e ulëta të stinës së dimrit. Në Saragoza, më shumë se 40 kabina me objekte Krishtlindjesh po mbushin tashmë sheshin ikonik “El Pilar”.
Në këto tregje më të shiturat janë objektet për skenat tradicionale të lindjes së Krishtit dhe më e njohura është pema e dëshirave, ku vizitorët mund të varin letrat me dëshirat e tyre.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/