E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja pezullohet nga NATO? Mediat e huaja: Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë si mundësi

Një email i brendshëm i Pentagonit përshkruan opsionin që Shtetet e Bashkuara të ndëshkojnë aleatët e NATO-s që nuk kanë mbështetur operacionet amerikane në luftën me Iranin.

Një zyrtar i lartë i pohoi agjencisë “Reuters” se dokumenti përfshin edhe pezullimin e pjesëmarrjes së Spanjës në NATO.

Presidenti Trump nuk e ka fshehur pakënaqësinë për mungesën e gatishmërisë së disa aleatëve për t’i dhënë SHBA-së akses në baza ushtarake, të drejta fluturimi dhe mbështetje logjistike, të cilat konsiderohen kyçe për funksionimin e aleancës.

Trump ka kritikuar ashpër aleatët për mosdërgimin e marinave të tyre për të ndihmuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila u mbyll për transportin detar global pas fillimit të luftës ajrore më 28 shkurt.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›