E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja pretendente për kupën e Botës në Afrikën e Jugut

Spanja ka konfirmuar edhe nje here veten si pretendente per te fituar Kupen e Botes ne Afriken e Jugut, pasi fitoi 2-0 ne miqësoren e luksit kunder Frances e cila u zhvillua ne Paris. David Villa do te kalonte skuadren e Del Boskes ne avantazh ne minuten e 22-te, ndersa ne fundin e pjeses se pare Sergio Ramos do te dyfishonte rezultatin ne favor te kampioneve ne fuqi te Evropes. Megjithe përpjekjet e vendasve per te shenuar ne pjesen e dyte, Spanja do te ruante avantazhin duke regjistruar fitoren e pare ne fushen e Frances qe nga viti 1968.

Nje fitore te rendesishme ne transferte ka arritur edhe Argjentina. Skuadra e drejtuar nga Diego Armando Maradona ka fituar ne Mynih 1-0 ndaj Gjermanise, e cila zhvilloi nje loje te dobet ne shtepine e saj. Argjrentina beri nje paraqitje te ndryshme nga ato ne ndeshjet e fundit dhe do te arrinte nje fitore prestigji fale nje goli te Higuain ne limitet e pjeses se pare. Kjo fitore ka larguar vëmendjen nga tekniku Maradona, i cili se fundmi ka qene ne qender te kritikave.

Nderkohe, Hollanda dhe Anglia kane vijuar serine e fitoreve ne ndeshjet e tyre miqesore respektivisht kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Egjiptit. Pas nje nisje te ngadalte “Tulipanet” do te kalonin ne avantazh me golin e sulmuesit te Liverpulit Dirk Kujt, ndersa do te dyfishonin rezultatin me Huntelar ne minuten e 71-te te pjeses se dyte. Skuadra amerikane nuk do te bente asgje me shume se sa te shenonte golin e ndertit me ane te Bokanegra ne limitet e kohes se rregullt.

Nuk ka qene asgje e lehte per Angline e Fabio Kapelos, qe gjithsesi kane marre nje fitore 3-1 kunder Egjiptit. Ne “ëembley” egjiptianet kane surprizuar vendasit, pasi shenuan te paret me Muhamed Zidan ne minuten e 23-te. Ky gol do te mbyllte dhe pjesen e pare, nderkohe qe fraksioni i dyte do te fliste per anglezet. Skuadra e kapelës do te barazonte rezultatin me Krauc ne minuten e 57-te, përpara se Righ-Filips te permbyste rezultatin ne favor te vendasve. Krauc do te vuloste fitoren e 16-te radhazi te Anglise dhjete minuta nga fundi i takimit duke realizuar edhe golin e dyte personal.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›