E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja pro abortit

Qeveria spanjolle deklaroi se se shpejti do ti jepte fund ndalimit ligjor te abortit, pas miratimit te nje projektligji qe ka shkaktuar perplasje te forta me komunitetin katolik qe perben shumicen ne Spanje. Projekligji i qeverise socialiste, do dergohet per miratim ne Kongres, parashikon lejimin e abortit deri ne javen e 14-te te shtatzanise. Qeveria argumenton se grate ne Spanje privohen ne menyre te padrejte nga ligji ekzistues, qe konsideron abortin si veper kriminale. "Projektligji synon te mbroje dinjitetin e grave", deklaroi zevendeskyeministrja, Maria de la Vega gjate nje konference shtypi. Edhe pse aborti ne Spanje nuk lejohet, statistikat e Komisionit Evropian tregojne se ne vitin 2004, numri i aborteve ishte me i larte dhe me i zakonshem ne Spanje se sa ne Gjermani, ku ligjet jane me liberale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›