Spanja reagon pas kritikave te NATO-s
Afati per terheqjen e trupave spanjolle nga Kosova eshte i negociueshem.Keshtu eshte shprehur zedhenesi i kryeministrit spanjoll Zapatero, duke reaguar ndaj kritikave te NATO-s, per planet e Spanjes qe te terheqe 600 trupat e saj nga Kosova. Sipas agjencise Rojters, Ministrja e Mbrojtjes, Carme Cakon do takohet javen e ardhshme me sekretarin e pergjithshem te NATO-s, Jaap de Hop Shefer, per t'i shpjeguar arsyet e terheqjes dhe per te arritur nje vendim te perbashket per afatin", "Vendimi per t'u larguar eshte marre, por ne mund te negociojme afatin, qofte ai nje vit, 18 muaj apo tete muaj", citon kjo agjenci zedhenesin e qeverise spanjolle.Komentet e zedhenesit te qeverise jane shmangie nga deklarata e kryeministrit Zapatero, i cili te premten tha se trupat do te largohen nga Kosova brenda kater apo pese muajve te ardhshem.