E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja:Të kapërcehet kriza politike

Spanja e cila është edhe kryesuesja e radhës e BE-së i ka bërë thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri që të kapërcejnë gjendjen aktuale dhe të shkojnë drejt një qëndrueshmërie politike dhe një marrëveshjeje politike.
Zëdhënësja e presidencës së spanjolle, Cristina Gallach, në një intervistë për BBC-në theksoi se Shqipëria nuk mund të ecë përpara drejt integrimeve evropiane në një gjendje të paqëndrueshme politike.
Sipas saj BE-ja i dërgon mesazhe të qarta qeverisë dhe opozitës në Shqipëri që ta kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të çështjeve që lidhen me përparimin e vendit drejt BE-së.
Duke folur për takimin e Sarajevës, zonja Gallach, tha se pjesëmarrja e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është e një rëndësie të posaçme dhe e domosdoshme.
Sipas saj, vetë ministri i jashtëm spanjoll, Angel Moratinos, ka shfaqur bindjen e tij se takimi në Sarajevë do të rezultojë me mesazhe pozitive për të gjitha vendet e Ballkanit në marrëdhëniet me BE-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›