E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë/ Nis gara e demave, 4 të plagosur

Ka nisur të martën në Spanjë gara e konsideruar prej disave, si sporti i çmendurisë, gara me dema. Në ditën e parë të këtij akvititeti, janë regjistruar të paktën 4 të plagosur dhe fatmirësisht pa viktima. 6 dema janë lëshuar nëpër rrugë duke ndjekur vrapuesit. Ky lloj sporti zhvillohet nëpër rrugët e ngushta të San Ferminit. Adrenalina e pjesëmarrësve ka qenë në nivelin më të lartë për rreth 2 min e 30 sekonda, koha e zhvillimit të garës. Ndër të plagosurit bënin pjesë një turist skocez, një amerikan, dhe dy spanjollë. "Do të shohim se si do të shkojë dita e dytë, sot e shpëtuam veten", deklaroi Felipe, një banore vendas. Festivali i San Ferminit zyrtarisht fillon mesditën e 6 korrikut dhe lëshimi i demave ndodh një ditë më pas. Gara fillon në 8 të mëngjesit nga data 7 deri në 14 korrik, dhe vrapuesit mblidhen të paktën gjysmë ore më parë për të përgatitur veten. Humbja shtrihet nga vathë në Santo Domingo ku mbahen bulls, në bullring ku ata do të luftojmë në të njëjtën pasdite. Gjatësia e fshehur është 825 metra dhe mesatare kohën e drejtuar nga fillimi për të përfunduar është rreth tre minuta. pjesëmarrësit vrapojnë kryesisht për rreth 825 metra. Rrugët e qytetit bllokohen me mure artificiale në mënyrë që kafshët të mos dalin jashtë segmentit të përcaktuar. Kjo garë elektrizuese tërheq turistë dhe kuriozë nga e gjithë bota. Sipas gojëdhnëave, ky festival daton me themelimin e tij që në shekullin e 13 dhe ështe konsideruar si një aktivitetet më popullore në Spanjë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›