E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje Policia arreston 18 protestues ne Madrid

Policia ne Spanje njofton se ka arrestuar 18 protestues qe kaluan naten ne nje fushim ne lagjen Puerta del Sol te Madridit. Protestuesit kundershtojne masat shtrenguese qe ka miratuar qeveria.

Spanja eshte perfshire prej nje viti nga protesta te organizuara nga levizja Indignados qe te marten shenon nje vjetorin e saj. Me rastin e ketij pervjetori qytetet spanjolle u mbushen dje me protestues. Sipas policise 30 mije vete protestuan ne Barcelone ndersa 22 mije te tjere ne rruget e Madridit.

Spanjollet jane te shqetesuar se shkurtimet buxhetore do ta rendojne me tej gjendjen problematike te ekonomise se vendit. Papunesia ne Spanje llogaritet aktualisht ne afro 25 per qind dhe gjysma e spanjolleve nen moshen 25 vjec jane te papune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›