Spanje masat e reja ndaj krizes protesta

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, pritet që të mërkurën t’i drejtohet Parlamentit spanjoll për të prezantuar paketën me masat e reja që do të ndihmojnë në balancimin e buxhetit.
Rajoy do të paraqitet në Parlament për të informuar mbi Këshillin Europian që u mbajt më 28 dhe 29 qershor në Bruksel e që i lejoi Spanjës edhe një vit tjetër kohë për të zvogëluar defiçitin, por sipas mediave spanjolle do të përfitojë nga rasti për të njoftuar një paketë të re masash për të arritur qëllimin.
Rajoy pritet të rrisë taksat dhe të ulë sigurimet shoqërore. Ndërkohë, minatorët spanjollë po përgatiten për një protestë në Madrid ku pritet të marrin pjesë 25 mijë persona.
Minatorët janë të pakënaqur nga vendimi i qeverisë spanjolle për të ulur subvencionet për industrinë e qymyrgurit nga 301 milionë euro në 111 milionë. Sindikata e minatorëve thekson se kjo gjë do të bëjë që të humbasin 30 mijë vende pune dhe do të rrezikojë vetë industrinë.