Spanjë, protokoll i ri kundër racizmit

Pas episodit të fundit midis Valencia-Real në maj, Ministria e Brendshme spanjolle ka vendosur të marrë masa drastike për të luftuar fenomenin kundër racizmit. Nga gjyqtari te komisioneri. Kështu do të bëhet dorëzimi i materialeve në lidhje me protokollin kundër racizmit të parashikuar nga Ministria e Brendshme spanjolle. Deri më sot sipas rregullores së vendosur nga FIFA në 2017 dhe miratuar nga RFEF, Federata Spanjolle e Futbollit, në rast të episodeve raciste, apo çdo diskriminimi tjetër seksual, racor apo politik, është gjyqtari ai që duhet të vendosë për pezullimin e pjesshëm ose përfundimtar të një ndeshjeje.
Sipas direktivës së re ministrore tani e tutje do të jetë komanda e forcave të policisë në shërbim në stadiume apo arena ajo që do të vendosë se çfarë do të bëjë. “Rasti Vinicius” i njohur tashmë për fyerjet në kor nga ana e tifozëve ndaj lojtarit brazilian gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid më 21 maj, e shtynë qeverinë spanjolle të marrë masa me anë të Ministrisë së saj të Brendshme.
Sipas protokollit të ri, i cili do t’i dërgohet Policisë, Gardës Civile dhe Delegacioneve të ndryshme qeveritare në ditët në vijim për hyrjen në fuqi të tij, ai u jep shumë më tepër fuqi forcave policore të pranishme në objektet e lojërave për të vendosur nëse do të pezullojnë pjesërisht ose përgjithmonë një ngjarje sportive, si dhe evakuimin e pjesshëm ose të plotë të një sektori ose të të gjithë stadiumit ose arenës. Këto masat drastike që nuk janë komentuar ende as nga Federata dhe as nga La Liga, pritet të hyjnë në fuqi brenda një muaji, kur të fillojë sezoni i ri futbollistik.