Spanje qeveria refuzon armepushimin e ETA-s
Qeveria spanjolle e ka cilesuar si te pamjaftueshem armepushimin e ETA-s duke deklaruar se levizja separatiste bashke duhet te heqe dore nga dhuna njehere e pergjithmone.
Ministri i Brendshem Alfredo Perez Rubalcaba deklaroi se ETA aktualisht eshte me e dobet se kurre dhe theksoi se qeveria do te vazhdoje te ndjeke anetaret e saj.
Ne fundjave ETA tha se nuk do te ndermarre me aksione te armetosura. Fushata e saj per nje shtet te pavarur bask ka shkaktuar mbi 820 vdekje ne 40 vitet e fundit.
Organizata ka bere thirrje dy here per armepushim ne te kaluaren por te dyja heret ka hequr dore dhe per pasoje nuk dihet nese propozimi i fundit eshte i perkohshem apo i perhershem.
Ministri Rubalcaba tha se ETA ka shkelur shume armepushime per trsquoi besuar dhe ditet kur ajo bente thirrje per paqe dhe dialog kane marre fund.