Spanje, shi kritikash ndaj Zapatero

Ne Spanje opozita ka derdhur nje shi kritikash ndaj planit per ekonomine te paraqitur dje ne Kongres nga deputetet e kryeministrit Zapatero.
Lajmin e ben te ditur shtypi i Madridit, sipas te cilit paketa, qe qeveria synon ta miratoje brenda 18 muajve te ardhshem, eshte kritikuar per mungesen e referimit me terma afatshkurter per papunesine.
Gjithashtu, saktesojne burimet, paketa eshte konsideruar si propagandistike, jo vetem nga e djathta, por edhe te majtet.
Paketa e kryeministrit spanjoll parashikon 20 miliarde euro per projekte ambjentale, prezanton gradualisht makinen elektrike, ben autonome furnizimin me energji te ndertesave publike, si dhe menaxhon ujerat qe mund te riperdoren.