E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje, shkaterrohet rrjeti i hackers-ave

Policia spanjolle ka bere te ditur se ka shkaterruar rrjetin me te rendesishem nderkombetar te kompjuterave, qe menaxhohej nga pirate informatike.

Operacioni, i kryer ne bashkepunim me FBI-ne amerikane, ka cuar ne arrestimin e 3 shtetasve spanjolle, te konsideruar si kreret e organizates qe kontrollonte 13 milione kompjutere “zombi” ne 190 vende te botes.

Kompjuteret ne fjale kontrolloheshin pa dijenine e pronareve permes viruseve informatike te quajtur “kuajt e Trojes”. Ne kompjuterin qendror te rrjetit policia gjeti te dhenat personale te 800 mije personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›