E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje thellohen shkurtimet ne buxhet

Kostoja e huamarrjes për Spanjën qëndroi në kufinjtë e 7% për bonot 10-vjeçare ditën e premte, ndërsa kryeministri Mariano Rajoy bisedoi planet e buxhetit vjetor me kabinetin e tij, në të cilin përfshihen edhe disa shkurtime të paparashikuara më parë.

Qeveria spanjolle duhet të parashtrojë planin financiar dhe shkurtimet e parashikuara edhe për vitet 2013 e 2014, në Komisionin Europian, më vonë gjatë së premtes.

Një muaj më parë, Madridi informoi një paketë të re shkurtimesh, me vlerë prej 65 miliardë eurosh.

Ekziston frika se recesioni i thellë i ekonomisë dhe paqendrueshmëria në sektorin financiar mund të detyrojnë vendin që të kërkojë ndihmë financiare.

Në muajin qershor, Spanja kërkoi 100 miliardë Kriza FinanciareBQE dekurajon investitorët, bursat në rënieBQE brenda kornizës së sajEurozonë, industria në “rënie të lirë” euro hua nga fondi i shpëtimit të Bashkimit Europian, për të mbështetur bankat në vështirësi të vendit iberik.

Greqia, Portugalia dhe Irlanda janë vendet e tjera brenda Eurozonës që kanë marrë hua madhore në të shkuarën. Kriza Financiare
BQE dekurajon investitorët, bursat në rënie
BQE brenda kornizës së saj
Eurozonë, industria në “rënie të lirë”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›