E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje tubim masiv kunder masave anti-krize

Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për të protestuar kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave në vend.

Punëtorë të sektorit publik nga i gjithë vendi janë mbledhur në sheshin e njohur Plaza de Colon, duke bllokuar rrugët kryesore.

Protestuesit thonë se shkurtimet po prekin kryesisht klasën e mesme dhe atë të ulët dhe po kursejnë të pasurit. Qeveria nga ana e saj thotë se masat anti-krizë duhet të implementohen për të futur vendin në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.

Shumë nga protestuesit, përfshirë këtu mësues, infermiere dhe zjarrfikës, janë mbledhur Kriza FinanciareSHBA, banka qendrore nxitje ekonomisë Gjermani, Gjykata aprovon Fondin e ShpëtimitSpanjë, Rajoy refuzon planin e shpëtimit në Madrid pas thirrjes së sindikatave dhe grupeve të tjera që organizuan manifestimin.

Turmat kanë klithur parulla anti-qeveritare, kanë vërshëllyer dhe kanë mbajtur pankarta me fjalën “Mjaft!” dhe “Po fundoset vendi!”.

“Nuk ka departamente të punës time që nuk janë prekur nga shkurtimet”, ka thënë një doktor 52-vjeçar nga Valencia, që është identifikuar vetëm me emrin Jorge.

“Ka një rënie drastike në cilësinë e shërbimeve për pacientët. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Doktori ka shtuar se vetëm rroga e tij është reduktuar me 30 për qind për shkak të masave anti-krizë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›