E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje yjet e atletikes ne pranga per doping

Atletika boterore ka pesuar nje goditje te rende pasi policia spanjolle ka vene ne praga disa nga emrat me te medhenj te saj te perfshire ne skandalin e dopingut ne sport. Ne operacionin e trete anti-doping te policise spanjolle te quajtur Operacion Galgo eshte arrestuar kampionia dhe fituesja e medaljes se arte ne 3 mije metra ecje sportive Marta Dominguez si dhe trajneri i saj Cesar Perez.

Po ashtu sipas mediave spanjolle ne pranga ka perfunduar trajneri Manuel Pascua Piqueras nje tjeter emer i rende i atletikes si dhe doktori Eufemiano Fuentes. Ky i fundit ishte perfshire edhe me pare ne skandalin e dopingut qe tronditi ciklizmin boteror pasi rezultuan pozitive dhe u pezulluan kampionet Ivan Baso e Alejandro Valverde nderkohe u akuzua dhe shtate here fituesi i Turit te Frances amerikani Lance Armstrong.

Tani hetimet kane shkuar me tej duke vene ne qender te skandalit atleten Marta Fernandez e cila eshte nje nga emrat me te njohur te sportit spanjoll. Ajo kishte bere te ditur se do te merrte pjese ne Lojrat Olimpike Londer 2012 si dhe ishte kandidate per te fituar cmimin prestigjioz Princi Asturias. Nderkohe sipas mediave iberike nuk perjashtojne mundesine e perfshirjes ne kete skandal te emrave te tjere te sportit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›