E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spektakël fishekzjarrësh, Zelanda e Re feston e para Vitin e Ri 2025

NJU JORK, 31 dhjetor /ATSH/-  Miliona njërëz në mbarë botën kanë nisur të festojnë Vitin e Ri. Kombet në Oqeanin Paqësor Jugor ishin të parët që i dhanë lamtumirën 2024-ës. Mesnata në Zelandën e Re është 18 orë përpara Kohës Lindore, sipas “NBC News”.

Në Auckland, mijëra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit për të festuar ardhjen e vitit të ri.

Në Australi dy orë më vonë, më shumë se 1 milion njerëz u mblodhën në Sidnej për të parë shfaqjen e fishekzjarreve tradicionale.

Festimet nisën në orën 21:00. koha lokale (5:00 e mëngjesit), me shfaqjen e parë të fishekzjarreve.

Ylli britanik i Pop-it, Robbie Williams, pritet të performojë një këngë në mbrëmje.

Dhe në të gjithë Azinë, miliona njërëz ishin gati për Vitin e Gjarprit, i parë si viti i rilindjes në zodiakun aziatik.

Në Japoni, e cila ndjek ciklin zodiak nga 1 janari, dyqanet u panë duke shitur produkte me temë gjarpërinjtë.

Në Izrael, Viti i Ri, i quajtur edhe “Sylvester” nga izraelitët, shënohet nga Lufta në Gazë që hyn në muajin e saj të 15-të.

Qytetet evropiane po festojnë Vitin e Ri me koncerte në salla dhe teatre muzikore.

Papa Françesku do të shënojë fillimin e Vitit të Shenjtë, një festë çdo çerek shekulli që pritet të tërheqë rreth 32 milionë pelegrinë.

Papa do të kremtojë sot mbrëmjen në Bazilikën e Shën Pjetrit, pasuar nga mesha të mërkurën.

Parisi do të lërë pas një 2024 të paharrueshme – gjatë të cilit priti Lojërat Olimpike Verore dhe rihapi Katedralen Notre Dame me një ekstravagancë fishekzjarre në Champs-Elysées.

Por, një parashikim i stuhishëm pritet të zbehë humorin në shumë pjesë të Britanisë së Madhe.

Parashikimi i shirave të dendura dhe erërave në Skocinë kanë shkaktuar anulimin e festimeve të famshme Hogmanay në Edinburg, të cilat zakonisht përfshijnë festime në rrugë, koncerte rock dhe fishekzjarre.

Ndërkohë, Londra do të festojë me një paradë nëpër qendrën e qytetit me 10 000 performues, ndërsa shfaqja e fishekzjarreve do të organizohet mbi Westminster dhe Big Ben përgjatë lumit Thames.

Në Brazil, Rio de Janeiro pritet të presë më shumë se 2 milionë njerëz përgjatë plazhit Copacabana për të parë fishekzjarrët që shpërthejnë nga tragetet e parkuara në det të hapur dhe koncertet e yjeve të Pop-it brazilian si Anitta dhe Caetano Veloso. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›