E Diel, 1 Nëntor 2026

Spektakël në Barça-Inter! Katër gola në pjesën e parë, Yamal zhvlerëson finten e Turam

Një “çmenduri” mund të konsiderohet pjesa e parë mes Barcelonës dhe Interit e cila u mbyll në barazim 2-2.

Zikaltrit shënuan sapo nisi ndeshja me anë të Turam, i cili “shpiku” një gol në minutën parë duke shënuar me finte.

Ndërsa pritej reagimi i barçës, zikaltrit shënuan edhe golin e dytë me anë të Dumfris në minutën e 21.

Por tre minuta më pas Lamine Yamal do të na rikthente “Messin’ duke shënuar një gol identik si argjentinasi në kohët e arta me Barçën.

Kurse Ferran Torres do tëbarazonte shifrat në 2-2 në minutën e38-të pas një aksioni model.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›