Spiropali: Dakordësi për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollit postlegjislativ

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u zhvillua ditën e sotme, nën drejtimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga mazhoranca dhe opozita.
Sipas, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, në këtë mbledhje u hodh një hap i rëndësishëm për të fuqizuar më tej integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit. Në këtë mbledhje u “miratuan me unanimitet ndryshime në Rregulloren për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollin postlegjislativ”.
“Duke filluar nga ky sesion, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën, duke sfiduar çdo influencë të papërshtatshme në ligjbërje dhe së fundmi duke garantuar jo vetëm ligje të miratuara, por edhe të zbatuara me efektivitet”, shprehet kryeparlamentarja Spiropali.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.
Nga mbledhja e sotme e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin 1 nga 2/r.e/