E Enjte, 5 Nëntor 2026

Spiropali: Shenjtja jonë, Nënë Tereza

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Shenjtja jonë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali ndau edhe një mesazh të Nënë Terezës, “Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e besimit”.

Misionarja shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu për më shumë se 45 vjet u shërbeu të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe të vdekurve, ndërsa drejtoi zgjerimin e Misionarëve të Bamirësisë, fillimisht në Indi dhe më pas në vende të tjera, duke përfshirë bujtina dhe shtëpi për më të varfërit dhe të pastrehët.

Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›