E Enjte, 5 Nëntor 2026

Spiropali në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës për Krimenë në Riga: Shqipëria, partner në mbështetjen e Ukrainës

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndodhet në Riga, Letoni, për të marrë pjesë  në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, organizuar nga Parlamenti i Letonisë dhe Parlamenti i Ukrainës. Në samit marrin pjesë kryeparlamentarët e vendeve anëtare të Platformës së Krimesë.

Në fjalën e saj në sesionin plenar të samitit,  Spiropali nënvizoi se “mbrojtja e sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së Ukrainës është një mision i të gjithë vendeve tona, i të gjithë parlamenteve tona” .

“Takimi ynë sot, në të tretin Samit të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, është një kontribut për sigurinë europiane dhe globale dhe dëshmon vendosmërinë tonë që kjo të bëhet e mundur nëpërmjet  një paqeje të drejtë. Krimea ishte fillimi i pushtimit rus. Prandaj Plaftorma e Krimesë është përpjekja jonë e përbashkët që t’i rezistojmë tentativës së Rusisë për të shkatërruar rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla”, u shpreh ajo.

Në vijim, Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi  se “Shqipëria është një partner i besueshëm në mbështetjen e Ukrainës”.

“Parlamenti, qeveria, institucionet dhe qytetarët e saj kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë vendosmërisht dhe pa u lëkundur në mbështetje të luftës së Ukrainës kundër agresionit rus deri ne fund. Një nga vendet e para me sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihma me pajisje ushtarake, Samiti  i Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, i mbajtur në Tiranë në shkurt 2024, me prezencën e Presidentit Zelensky, Konferenca e nivelit të lartë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Ukrainës, në Berlin, Samiti i Nivelit të Lartë të Paqes për Ukrainën në Zvicër, ku në këto dy të fundit kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj Shqipërinë, gjithë nismat e ShBA, BE, NATO dhe komunitetit ndeërkombëtar, kontributi si bashkëpenëmbajtëse me SHBA, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit gjatë viteve 2022-2023, janë shenja të forta të mbështetjes sonë të palëkundur. Mbështetja jonë e vendosur për Ukrainën do të vijojë, jo vetëm për çlirimin e saj, por për një paqe të drejtë dhe rindërtimin e vendit”, përfundoi Spiropali. /j.p/

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali gjatë punimeve në në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformë... 1 nga 12

/e.i/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›