E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spiropali përshëndet lumnimin nga Vatikani të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur lumnimin nga Vatikani të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq.

“Lumnimi i dy martirëve, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, e ngriti në 40 numrin e martirëve shqiptarë të shpallur nga Vatikani”, shprehet Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohje, nderim dhe falenderim Selisë së Shenjtë dhe Papa Françeskut për lartësimin e pervujtënisë sakrifikuese të klerikëve katolikë shqiptarë për Fe, Liri, Atdhe.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›