E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali pret Komisionin për Punët e Jashtme në Senat: Spanja mbështetje ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, të drejtuar nga José Ignacio Landaluce Calleja.

Në senatin spanjoll, thekson Spiropali, spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë Shqipëria dhe Spanja, sipas Ministres, mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.

Postimi i Spiropalit:

Bienvenidos a Tirana! ????????????????????

Mirëprita sot drejtuesit e Komisionit për Punët e Jashtme në Senatin e Spanjës, ku spikat mbështetja ndërpartiake për integrimin e Shqipërisë në BE.????????

Shqipëria dhe Spanja mbeten dy vende mike të Mesdheut që reflektojnë kulturë të thellë, vlera, partneritet dhe besim reciprok.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›