E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali pret homologen austriake: Zgjerimi i BE-së, me rëndësi për të gjitha palët

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger.

Në fokus të takimit ishte shndërrimi i aksit Tiranë-Vjenë, në një aks shumë më dinamik në të gjitha drejtimet, si politikisht, ekonomikisht edhe në aspektin e sigurisë.

Në takimin dypalësh, Ministrja austriake nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët.

Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›