E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali takon presidentin Van der Bellen: Mbështetje e fuqishme për integrimin europian të Shqipërisë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim zyrtar në Austri me Presidentin Alexander Van der Bellen dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger.

Gjatë takimit u theksua miqësia e qëndrueshme mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ministrja Spiropali vlerësoi angazhimin e Austrisë si një partner i rëndësishëm në rrugëtimin europian të vendit.

“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shkruan Spiropali./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›