E Martë, 3 Nëntor 2026

Spiropali uron Krishtlindjet: Gëzuar të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjeve.

Në mesazhin e saj të urimit Spiropali thekson se Krishti me shembullin e tij tregoi se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës.

Urimi i Spiropalit:

Krishti, Princi i Paqes dhe i Dashurisë, me shembullin e Tij na tregon se as sundimi, as fuqia, as pushteti, as pasuria, por dashuria është forca më e madhe njerëzore, e cila nuk shteron kurrë, i jep vlerë jetës sonë dhe është e vetmja rrugë drejt së mirës, së drejtës, së vërtetës, besimit dhe shpresës. Gëzuar Krishtlindjen, të gjithë besimtarëve, të gjithë shqiptarëve!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›